Ekipi i mjekëve të cilët po ndjekin ecurinë e shtatzanisë së bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama kanë sugjeruar që ardhja në jetë e bebit të bëhet në një strukture të specializuar jashtë vendit.
Në një intervistë për Shqiptarja.com gjinekologia Rubena Moisiu shprehet se znj. Linda Rama duhet të lindë jashtë Shqipërisë për disa arsye që kanë të bëjnë me gjendjen e nënës, duke marrë parasysh këtu edhe moshën e saj.
Drejtoresha e Maternitetit “Koço Glozheni” pohon se në konsultën e fundit të bërë pak ditë më parë gjendja e fëmijës dhe e bashkëshortes së Kryeministrit Edi Rama ka qenë shumë e mirë.