Ish-gruaja e burrit që hapi zjarr në një klub nate homoseksualësh në Orlando në orët e para të së dielës ka thënë se ai ishte “i paqendrueshëm” mendërisht,shkruan BBC.
Omar Mateen vrau 50 persona dhe plagosi 53 të tjerë gjatë sulmit më vdekjeprurës në historinë e re amerikane, para se të vritej nga policia.
I ashtuquajturi Shteti Islamik tha se ishte ai që e kishte inicuar sulmin, por shkalla e përfshirjes së tij nuk është e qartë.

Një kompani rojesh ku Mateen punonte tha se ai ishte verifikuar dy herë. Verifikimet në vitin 2007 dhe 2013 kishin zbuluar ndonjë shqetësim, tha G4S ndaj dhe Mateo mbante një armë si mjet pune.
Sitora Yusufiy lejoi me Mateen për katër muaj në vitin 2009. Ajo tha se familja e vet e shpëtoi atë nga ajo marrëdhënie kur mësoi se ai abuzonte fizikisht me të.
Ai e rrihte atë rregullisht gjatë martesës së tyre të shkurtër për gjëra të parëndësishme, si psh. për lavaderinë, tha ajo.
“Kur atë e kapnin nervat, ai do ta shprehte urrejtjen ndaj çdo gjëjë. Ai ishte mendërisht i paqëndrueshëm dhe mendërisht i sëmurë. Ky është shpjegimi i vetëm që mund të jap.















