Disa zona të Tiranës janë përmbytur nga reshjet e shiut. Në Kombinat, Laprakë dhe zonën e Don Boskos uji ka përmbytur rrugë, shtëpi e biznese të kateve të para. Fotot e mëposhtme tregojnë gjendjen në rrugën Don Bosko. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një mesazh në Tëitter të bërë në mëngjes lajmëroi se situata ishte nën kontroll, pasi kolegët e bashkisë së Tiranës e kishin gdhirë që shirat t’i gjenin gati, por fotot e përmbytjeve e nxjerrin atë bllof. /Lapsi.al





















