• Latest
  • Trending
  • All

Instituti Arkeologjik i Kosovës jep versionin e tij për kishën e gjetur në ‘Ulpianë’

22/08/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 27 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Instituti Arkeologjik i Kosovës jep versionin e tij për kishën e gjetur në ‘Ulpianë’

22/08/2014
in Kulture

Sipas Institutit, gërmimet në Ulpianë kanë nisur nga viti 2010 dhe vazhdojnë edhe tani. Të gjitha proceset e gërmimeve janë udhëhequr, koordinuar ose autorizuar nga Instituti Arkeologjik i Kosovës. Supozimet e arkeologut Çetinkaya, por edhe të IAK-ut, për momentin janë se Kisha në fjalë i takon shekullit të IV-V- të te erës sonë. Por ky datim nuk është absolut, sepse gjatë zhvillimeve të mëtejmë të gërmimeve, pra deri në përfundim të procesit hulumtimet mund të nxjerrin të dhëna të tjera që japin vlerësimet e fundit të bazuara në hulumtime shkencore

Prishtinë 21 gusht 2014 – Instituti Arkeologjik i Kosovës nëpërmjet një kumtese dërguar medieve ka ofruar shpjegime në lidhje me deklarimet e djeshme të arkeologut nga Turqia i cili pohoi se në qytetin e vjetër të Ulpianës është hasur objekti i kishës më i vjetëri në Evropë e ndoshta edhe në botë.

Sipas Institutit, gërmimet në Ulpianë kanë nisur nga viti 2010 dhe vazhdojnë edhe tani. Të gjitha proceset e gërmimeve janë udhëhequr, koordinuar ose autorizuar nga Instituti Arkeologjik i Kosovës. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) bashkë me Institutin Arkeologjik në vitet e fundit kanë rritur investimet dhe hulumtimet shkencore në këtë lokalitet. Vetëm këtë vit në këtë lokalitet janë investuar 150 mijë euro nga MKRS-ja. Në Ulpianë, në periudha të ndryshme, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik kanë punuar edhe institute të ndryshme nga Evropa; në veçanti Instituti Arkeologjik i Frankfurtit, Universiteti i Heidelberg, Muzeu i Bochum-it, etj.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Gërmimet në arealin e gjerë të Ulpianës, zhvillohen në tri sektorë. Njëri nga këto, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë dhe bashkëveprim me IAK-un, është edhe hapësira ku zhvillon gërmime arkeologu nga Turqia, prof.dr.Haluk Çetinkaya me grupin e tij punues, ku në këtë grup marrin pjesë edhe arkeologë dhe punonjës teknik nga Kosova të etnive të ndryshme. Pra nuk qëndron informata se në këtë hapësirë, ku aktualisht zhvillon gërmimet profesor Çetinkaya, nuk punon asnjë nga Kosova. Arkeologu nga Kosova që është drejtpërdrejtë i lidhur me këtë gërmim arkeologjik është z.Kemajl Luci. Pjesën më të madhe të shpenzimeve për gërmime në këtë pjesë e mbulon IAK, përmes buxhetit që i ndanë MKRS-ja.

Profesor Haluk Çetinkaya gërmimet në Ulpianë i zhvillon bazuar në Memorandumin që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka nënshkruar me Universitetin e Arteve të Bukura ‘Mimar Sinan’ në Stamboll. Ky memorandum është nënshkruar në vitin 2011 dhe bazuar në këtë marrëveshje gërmimet kanë filluar në vitin 2012. Memorandumi i nënshkruar mes palëve parasheh 5 vjet bashkëpunim. Edhe me Memorandumin e nënshkruar, bartës i projektit të gërmimeve është IAK dhe çdo punë bëhet në bashkëveprim, koordinim dhe autorizim të IAK.

Çdo gjetje në këtë hapësirë, ku zhvillon gërmimet profesor Çetinkaya i dorëzohet IAK-ut, për studim të mëtejmë dhe prezantimin e tij më pastaj. IAK dëshiron të bëje dije se raportet për dy vitet e fundit janë dorëzuar. Gjetjet që u raportuan dje në media, janë bërë kryesisht në vitin 2013, duke vazhduar edhe këtë vit, qe pjesa më e madhe e këtyre gjetjeve janë të përfshira edhe në raportin vjetor të punës të IAK-ut për vitin 2013.

Deri me tani çdo gjetje dhe studim i tyre është paraprak, apo i momentit të studimit dhe dyshimeve të arkeologëve. Raporti përfundimtar, që do të dorëzohet në IAK, do të sqarojë saktë vjetërsinë e çdo pjesë të hulumtuar dhe gjetur deri tani. Supozimet e arkeologut Çetinkaya, por edhe të IAK-ut, për momentin janë se Kisha në fjalë i takon shekullit të IV-V- të te erës sonë. Por ky datim nuk është absolut, sepse gjatë zhvillimeve të mëtejmë të gërmimeve, pra deri në përfundim të procesit hulumtimet mund të nxjerrin të dhëna të tjera që japin vlerësimet e fundit të bazuara në hulumtime shkencore.

Në vendin ku është gjetur kjo kishë, profesor Çetnikaya ka shpjeguar se në periudhën antike këtu janë ekzekutuar martirët e parë krishterë të popullatës ilire, Flori dhe Lauri. Por në media dje ka dalë informata se këta dy martirë janë të gjinisë femërore. Informata e transmetuar nga mediat është e pasaktë.

Instituti Arkeologjik i Kosovës shpreh kënaqësinë që ka gjithmonë një rritje të interesimet sa i përket arkeologjisë nga mediat dhe shoqëria në përgjithësi. Kjo në fakt vetëm sa rritë vetëdijen për arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore në përgjithësi të vendit tonë. Andaj, duke pasur në fokus informimin e drejtë, IAK i fton të gjithë akterët e shoqërisë, edhe mediat po ashtu, që për çdo raportim, që lidhet me arkeologjinë në Republikën e Kosovës të drejtohen në IAK. Kjo për hir të mos krijimit të paqartësive në opinion dhe promovimit të drejtë të kulturës sonë.

Post Views: 54
Previous Post

Haradinaj: Rezultati do të jetë i njëjtë, Isa Mustafa do të jetë kryetar i Kuvendit

Next Post

Në pritje të vizitës historike të Papa Franceskut

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Në pritje të vizitës historike të Papa Franceskut

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.