Vijojnë me ritme të larta përgatitjet për vizitën historike të 21 shtatorit ku Papa Francesku do të zbresë në Tiranë në udhëtimin e tij të parë zyrtar në Europë.
Duke postuar foto gjatë inspektimeve të punimeve në Sheshin Nënë Teraza, kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se vizita e papës në tiranë është një vizitë kuptimplotë për shqiptarët, rajonin por dhe Europën.
“1200 gazetarë të huaj dhe televizionet e mbarë botës do ta ndjekin këtë vizitë në vendin ku të krishterë e muslimanë jetojnë në paqe, pasi kanë kaluar përmes ferrit komunist dhe bashkarisht përpiqen si europianë t’i bashkohen Familjes Europiane me të drejta të plota.” shkruan Rama.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














