Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Ilir Deda ka dalë në përkrahje të faqes së internetit ‘Një Komb’.
Në rrjetin social Facebook Deda ka shkruar se kjo është një ueb faqe e qëlluar dhe u ka uruar suksese djemve që ë krijuan atë.
Ndryshe, ‘Një Komb’ është krijuar nga dy të rinj, historiani Totit Axhanela dhe dizajneri Armend Berisha, me qëllimin që t’i bashkojnë shqiptarët kudo që ndodhen.
Aty secili shqiptar mund të regjistrohet duke i lënë të dhënat e tij personale.
E në këtë mënyrë pak a shumë mund të identifikohet një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve në mërgatë.
Deri më tani janë identifikuar mbi 250 mijë shqiptarë, kurse faqja ende nuk ka një muaj që është hapur.















