Udhëheqësi i gërmimeve në Rashkë dhe në vendet e tjera serbe për gjetjen e trupave, Arsim Gërxhaliu, duket se është tërhequr nga ky proces.
Ai ka shkuar në rrjetin social se nuk mundet më ta vazhdojë këtë punë.
“15 vjet vullnetar …durova…por me tu perzi edhe ne profesion …nuk duroj ma….Boll Ma”, ka shkruar Gërxhaliu në Facebook.
Gërxhaliu është doktor i mjekësisë ligjore edhe më herët është ankuar për pengesat që po i bënë shteti serb për t’i identifikuar trupat atje.
Megjithatë, në një koment në postimin e tij, ai “sqaron” atë se kush po e pengon në punën e tij.
“Gjallet,….sh…qe flasin shqip”, ka shkruar Gërxhaliu.














