Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e martë, 28 tetor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Sherr me nusen, vret nënën, fsheh krimin për dy javë. Djali 66 vjeçar dhe e shoqja vrasin nënën 92 vjeçe dhe e deklarojnë vdekje nga pleqeria”. Tituj të tjerë janë; “Grupi i PS, zbulohen emrat e rinj për KLD, Shërbimin Civil e Konkurrencën”. “Rama: 3 vjet burg hajdutit të energjisë, 5 vjet për faturistët”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Valë arrestesh për energjinë nis “Lazarati” i energjetikës”. Tituj të tjerë janë; “Forumi “Ne artistët”: Rritjen e çmimit të energjisë do ta përallojmë me batanije”. “Gjirokastër, djali dhe nusja vrasin nënën, e raportojnë si vdekje natyrale”. “Kandidaturat drejt KLD, Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Hyn në fuqi vendimi, ja si do të ndahen këstet për ish- të përndjekurit”. Tituj të tjerë janë; “Guvernatori i ri, PS “ngrin” rrëzimin e dekreteve të Nishanit”. “Nis operacioni, Rama: 3 vite burg për këdo që vjedh energjinë”. “Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta, PS e LSI ndajnë mes tyre dy kandidatët për KLD”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Sinanaj shpëton nga burgimi i përjetshëm. Përfiton lehtësira pasi rrëfeu të gjitha krimet”. Tituj të tjerë janë; “Hajredin Fratari: Arrestimi im jo politik, nuk është hakmarrje e Ramës”. “Lojrat e fatit, bllokim në hipotekë për ata që nuk paguajnë taksat e shtetit”. “Rama: 3 vite burg kush vjedh energjinë elektrike”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Balancat e reja në krye të drejtësisë, Presidenti duhet të zgjedhë nënëkryetarin e KLD mes emrave nga mazhoranca”. Tituj të tjerë janë; “Rama: Varfëria nuk është arsye për të vjedhur”. “Banka e Shqipërisë, Kuvendi hap garën për kandidatët e Këshillit Mbikëqyrës”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...