Pos kësaj, Hoxhaj derisa ka konfirmuar dhe ka shprehur gëzimin për vizitën e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherhini në Kosovë më 3 mars ai nuk ka qenë në gjendje të thotë se nëse atë ditë do të hapet edhe Ura e Ibrit në Mitrovicë.
Këto komente, kryediplomati kosovar i ka bërë pas raportimit të disa ministrave në Komisionin për Stabilizim-Asociim ku shumë nga ministrat kanë raportuar për më shumë se tre orë lidhur me atë se sa dikasteret e tyre kanë plotësuar obligimet që dalin nga MSA-ja, njofton Klan Kosova.























