• Latest
  • Trending
  • All

Bajram Curri sipas raporteve të Austriakëve

24/02/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bajram Curri sipas raporteve të Austriakëve

24/02/2017
in Aktualitet

Një përshkrim i figurës së Bajram Currit nga ana e konsullit austriak August Kral në një letër dërguar konsullit të përgjithshëm Alfred Rappaport. Dokumenti gjendet në arkivin politik të Arkivit Shtetëror Austriak dhe është dëshmi që tregon sa hollësisht i kanë njohur diplomatët austriakë politikanët shqiptarë të asaj kohe.

«Përfaqësuesit në Shkodër. 1918.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kral drejtuar Rappaport, Shkodër 11.1.1918

I dashur mik! Kërkoj falje që për shkak të një varg rrethanash u vonova t’i përgjigjem shkresës tënde të 9 nëntorit të vitit të kaluar (1917) sa i përket Bajram Currit. Po ngutem ta bëj këtë dhe më lejo të të njoftoj se në bazë të përvojave të mia dhe mendimit tim gjithsesi nuk mund të pajtohem me gjykimin absolutisht negativ që i bëhet Bajram Currit nga pala ushtarake, sidomos nga Cetinja. Për ta kuptuar atë duhet të merret parasysh edhe e kaluara e tij politike.

Ai nuk rrjedh nga një familje bejlerësh, por e ka marrë titullin bej tek më vonë nëpërmjet rangut ushtarak, të cilin ia kishte dhënë Sulltan Abdylhamiti. Zona e tij e ndikimit ishte Malësia e Gjakovës, sidomos fiset Krasniqi dhe Gashi, pjesërisht edhe në Has, ku ai është në rivalitet të ashpër me Riza Bej Gjakovën dhe dy djemtë e tij, të cilët atje rekrutojnë përkrahësit e tyre kryesorë. Armiqësia mes këtyre fisnikëve me vite të tëra dominoi jetën publike në rrethin e Gjakovës dhe shkaktoi disa herë luftëra të ashpra mes mbështetësve të të dyja palëve. Në kohën e luftërave në lidhje me Kushtetutën në Turqi (1908) Bajram Curri gjendej në mesin e atyre shqiptarëve, të cilët ishin mbledhur në numër të madh në Ferizaj, për të ndikuar në shpalljen e Kushtetutës dhe këtë synonin ta arrinin duke mbajtur qëndrim kërcënues dhe përmes depeshave dëguar Portës së Lartë. Që nga atëherë, së paku për aq sa kemi parë nga jashtë, ai ka qëndruar larg kryengritjeve të ndryshme të kosovarëve kundër turqve, me përjashtim të kryengritjes së fundit (1912), në rrjedhën e së cilës ai hyri në Shkup me rreth 10 mijë shqiptarë.

Gjatë luftës ballkanike ai me përkrahësit e tij luftoi kundër serbëve dhe malazezëve dhe në fund u tërhoq në Selitë, ku qëndroi deri në rënien e Shkodrës (prill 1913). Pastaj qëndroi gjatë këtu dhe më 1914 bashkë me Prenk Pashën mori pjesë në ekspeditën e dështuar kundër kryengritësve në Ishëm. Si shqiptar patriot ai plotësisht ia mbajti anën Princit von Wied, për mbrojtjen e tij shkoi në Durrës me rreth 800 të armatosur dhe braktisi detyrën e tij të atjeshme bashkë me Isa Boletinin tek pas largimit të Princit von Wied (në fillim të shtatorit 1914), më parë ai ishte treguar i gatshëm ndaj nesh për të luftuar serbët dhe malazezët dhe për këtë qëllim kishte marrë prej meje një shumë të caktuar parash. Ai ia kishte dalë që bashkë me Isa Boletinin të marrë me vete nga Durrësi dy topa të përshtatshëm për luftë në terrene malore dhe municionin përkatës. Tërë ekspedita shkoi me barkë në Medua (Shëngjin) dhe pastaj një pjesë përmes Shkodrës, pjesa tjetër përmes Kallmetit arriti në zonën kufitare. Pastaj nën udhëheqjen e tij vazhdimisht u kryen sulme kundër malazezëve dhe serbëve.

Që këto aksione nuk patën suksesin e duhur nga aspekti ushtarak ishte pasojë e unitetit të mangët të shqiptarëve, rivalitetit mes Bajram Currit, Riza Bej Gjakovës dhe Hasan Bej Prishtinës, por në pjesën më të madhe edhe për shkak të gabimeve dhe lëshimeve nga ana jonë. Siç e di ne nuk mund t’u jepnim luftëtarëve shqiptarë as para, as ushqime, as prijës, as armë dhe municion në masë deri diku të duhur, andaj këta njerëz të mjerë vareshin vetëm nga sakrifica e tyre, nga vetja e tyre. Përveç kësaj Bajram Curri u tradhtua nga bijtë e Riza Bej Gjakovës, andaj qe i detyruar të arratiset. Ai erdhi në Shkodër, qëndroi këtu deri në hyrjen e malazezëve dhe në fund të qershorit 1915 shkoi në Mirëditë, ku priti avancimin e trupave tona, ku mori pjesë aktivisht dhe me sukses bashkë me kushëririn e tij Hysni Currin.

Unë e konsideroj Bajram Currin gjithsesi patriot shqiptar dhe lojal ndaj politikës sonë. E gjithë e kaluara e tij dhe sidomos sjellja e tij gjatë kohës së Wiedit dhe gjatë Luftës Botërore tregojnë për evidencë se atij nuk mund t’i mohohet karakteri i qëndrueshëm. Akuza që i bëhet nga ushtarakët tanë – bazuar në lajmet e dyshimta të oficerëve çekë dhe serbë të spiunazhit – se ai vetë ua kishte dhënë malazezëve njërin prej topave të tij dhe se kishte lidhur pakt me ta, mua më duket se mbështetet në parakushte dhe përshtypje të gabueshme. Me sa di unë dhe përkundër supozimit të ushtarakëve tanë ai kurrë nuk ka negociuar me bullgarët. Që pala bullgare e ka joshur dhe e ka shfrytëzuar keqkuptimin që ekziston mes autoriteteve tona ushtarake dhe atij (Bajram Currit) është e vetëkuptueshme. Kur Basriu deshi të themelojë në Dibër qeverinë e tij famoze të Shqipërisë së pavarur (shkurt, mars 1916), ai i kishte ofruar Bajram Currit postin e ministrit të Luftës. Kjo flet shumë për këtë të fundit (Bajram Currin), i cili, duke lënë anash të gjitha motivet vanitoze shqiptare, nuk iu përgjigj ofertës dhe na qëndroi neve besnik.

Nuk më është e njohur se ai mund të jetë i komprometuar nga dosjet sekrete serbe si Prenku, Marka Gjoni, Primo Doçi dhe të tjerë. Ana e errët në karakterin e Bajram Currit është interesi vërtet i tmerrshëm personal, lakmia për para. Por këtu duhet të theksohet se ai nuk është i pasur dhe se përherë i duhen shumë para për të ruajtur ndikimin te malësorët, gjë që ka për pasojë që ai zakonisht gjendet në vështirësi financiare. Të kërkosh prej tij përkrahje me armë apo ndonjë veprimtari tjetër patriotike, e cila është e lidhur me harxhime të mëdha, është e mundshme vetëm nëse i vihen në dispozicionet mjetet e nevojshme. Në komandat e Perandorisë Austrohungareze në Gjakovë dhe Zhur atij i është zënë shumë për të madhe që vitin e kaluar herë pas here ka lejuar parregullësi gjatë mbledhjes së një të dhjetës së prodhimeve bujqësore në Has, por me atë rast nuk e kishte parasysh se faji i tij padyshim ekzistues bazohej në zakone të vjetra ose keqpërdorime. Secili bej në kohërat osmane ka menduar të përfitojë gjatë shitjes së një të dhjetës së prodhimeve bujqësore.

Është e qartë që ne po i luftojmë këto keqërdorime, gjë që po bëhet me sukses; njëkohësisht për shkak të ngjarjeve të tilla nuk duhet të gjykojmë politikisht njerëzit përkatës. Jo vetëm për shoqërinë, por edhe për individin nuk është punë e lehtë që mentaliteti tradicional mesjetar që bazohet në cubni të zëvendësohet me koncepte të reja, morale dhe të veprohet sipas tyre, përkundër domosdoshmërisë për të siguruar ekzistencën personale. Bajram Curri është i biri i njëfarë Shakir Aga Curri nga Krasniqja. Dy prej tre vëllezërve të tij kanë vdekur; njëri thuhet se është shurdhmemec. I mirënjohuri Hysni Curri, i biri i Ibrahim Agës, një vëllai të Shakir Agës, është kushëri i tij. Ky i fundit mendoj se ndaj nesh është absolutisht besnik në kuptimin politik.

Për nga karakteri dhe jeta private, interesi personal, ai fund e krye i përngjan kushëririt të tij. Aty ku bëhet fjalë për interesin personal, nuk duhet pritur qëndrim altruist as nga Bajrami, as nga Hynsiu. Meqë nën administratën tonë pushteti i bejlerëve nuk bazohet më në shtypje dhe eksploatim të bujqve, por në merita personale dhe zell personal, Bajrami dhe Hysniu kanë humbur shumë autoritet te popullsia, ndonëse nuk mund të mohohet se kanë njëfarë ndikimi.

Pranoni, i dashur mik, përshëndetjet e mia të përzemërta. Kral».

Burimi: Arkivi Shtetëror i Austrisë

Përktheu: Enver Robelli

Marrë nga Dialogplus: http://dialogplus.ch/patriot-shqiptar-qe-vuante-nga-lakmia-per-para-123874

Tags: edi rama
Previous Post

Hoxhaj: Evropa duhet ta shpërblejë Kosovën për shkak të dialogut

Next Post

Bulliqi: Sot prezantojmë fakte të reja për demarkacionin

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Bulliqi: Sot prezantojmë fakte të reja për demarkacionin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.