“Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë, – nënvizoi Roberti. – Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin. Italia ka treguar interes për të bashkëpunuar dhe në nominimin e një gjyqtari pranë Ministrisë së Drejtësisë. Interesi jonë është të verifikojmë si mund të bashkëpunojmë dhe luftojmë trafikun. Është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri.”, tha ai.
Lidhur me korrupsionin dhe paratë “e pista”, Kreu i Antimafias Italiane vërejti se në Itali janë bërë me qindra arrestime për të luftuar korrupsionin: “Ne kemi bërë me qindra arrestime, për të luftuar korrupsionin. Prokuroria Italiane bën shumë sekuestrime. Të gjithë zyrtarët që kanë pasur lidhje me organizatat kriminale janë arrestuar”, theksoi ai.
Nga ana e tij, Adriatik Llalla deklaroi se ka disa raste të sekuestrimit të pronave dhe shumë procedime penale. Më tej, ai foli për dy prokurorët e pezulluar sot, duke thënë se ka dyshime se janë përfshirë në vepra penale.
“Kemi disa raste të sekuestrimit të pronave dhe shumë procedime penale. Falënderim të veçantë për Gjykatën e Lartë, që dha një vendim të drejtë për autorët e masakrës së Vlorës. Ka dyshime se dy prokurorët e pezulluar sot janë përfshirë në vepra të ndryshme penale. Do hetohen”, tha Llalla.























