Koalicioni paszgjedhor LDK- AAK- NISMA do të shkojë në në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës pa mbështetjen e Vetëvendosjes, raporton KTV.
Drejtuesit e tri partive të koalicionit po llogarisin në votat e minoriteteve për zgjedhjen e kryeparlamentarit, por mbetet e hapur mundësia që negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje të vazhdojnë negociatat rreth formimit të Qeverisë së re edhe pas së enjtes.
I nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, i cili mori mbështetjen nga këshilli drejtues të AAK-së për të drejtuar Qeverinë e re, është i bindur që kryeparlamentari do të zgjidhet në seancën e të enjtes.
Ai tha se deputetët e koalicionit paszgjedhor nuk e kanë ndërmend që në këtë seancë “të tregojnë muskujt dhe trimërinë”, sepse një gjë të tillë e ka bërë gjatë luftës.
Edhe Isa Mustafa pret që seanca e së enjtes të mos shoqërohet me tensione, Si Haradinaj, edhe ai, kërkon që kryesuesja të veprojë sipas rregullores.
Gjatë ditës, drejtuesit e koalicionit paszgjedhor kanë zhvilluar takime edhe me përfaqësues të minoritetit serb. Ata llogarisin në votat e tyre, si për kryeparlamentarin ashtu edhe për Qeverinë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














