Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka thënë se partia e tij, si “fituese bindëse” e zgjedhjeve, do ta japë edhe kryetarin e Kuvendit edhe do ta krijojë qeverinë e ardhshme.
“PDK është fituese bindëse e zgjedhjeve të 8 qershorit. Do ta implementojmë në tërësi vullnetin e qytetarëve, edhe për kryeparlamentarin edhe për vizionin tonë që kemi prezantuar para qytetarëve”, ka thënë ai për RTK.
Thaçi ka thënë se PDK-ja “do ta përmbushë misionin e saj përballë qytetarëve” që ia kanë besuar votën.
“Është moment i veçantë për të gjithë ne pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Zgjedhjet, prej më të mirave të organizuara ndonjëherë pas luftës, me fitues të qartë, të pastër, fitues me PDK-në dhe koalicionin e saj. Nesër pres që do të jetë seancë e rregullt, me një simbolikë të veçantë, thellimin e demokracisë” , ka thënë ai.
Thaçi nuk ka thënë se nuk dëshiron të komentojë mënyrën e ndarjes së ulëseve në sallën e kuvendit, por ai ka lënë të kuptohet se deputetëve të koalicionit të udhëhequr nga PDK-ja u takon vendi qendror në sallë.
“Nuk dëshiroj të hyj në çështje teknike. Ajo që është me rëndësi është se duhet të respektohet legjitimiteti në atë që ka folur vetë qytetari. Duhet të kemi sjellje duke respektuar vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Thaçi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














