• Latest
  • Trending
  • All

Greqia e ka humbur bastin, por ka ende shanse të triumfojë

25/02/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Greqia e ka humbur bastin, por ka ende shanse të triumfojë

25/02/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Nick Malkoutzis

Fitorja e Syrizës në zgjedhjet e Greqisë në fund të janarit iu dha shpresë disave se eurozona do ta ndryshonte politikën e saj ekonomike. Por pas një muaji dhe shumë orësh të dhimbshme të një mundjeje dore diplomatike, këto shpresa janë venitur qartësisht.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Edhe sikur marrëveshja e së premtes së kaluarës mes Greqisë dhe huadhënësve të saj të miratohej dje nga ministrat e eurozonës, ajo do të vendosë fare pak gjëra, përveç faktit se katër muajt e ardhshëm do të jenë një betejë përplasjesh. Eurozona do të përpiqet ta mbajë qeverinë e Athinës nën mbikëqyrje, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Syriza do të mundohet të përmbushë një hapësirë fiskale në kuadër të politikave që ka premtuar.

Politikisht, shtyrja me katër muaj do të jetë një sfidë më shumë sesa një bekim për qeverinë. Kryeministri Aleksis Tsipras do të duhet të diktojë plane për të rritur pensionet e ulëta, si dhe të marrë masa të njëjta që do të preknin balancën fiskale të vendit. Disa prej fraksionit më të majtë të partisë e shohin si të vështirë për t’u realizuar një gjë të tillë. Veterani i së majtës, Manolis Glezos i ka krahasuar arritjet e deritanishme të udhëheqësit të partisë si “t’i vësh një emër tjetër mishit” dhe kërkoi ndjesë që ka kontribuar për “iluzionin” se Syriza do të ndryshojë gjithçka. Komentet e tij u hodhën poshtë në mënyrë të edukuar nga figurat kyçe të partisë, por është e qartë se ka patur një autorizim veprimi të mbështetur te kufizimi i dëmeve në marrëveshjen e brishtë.

Hapësira e veprimit për Tsiprasin do të jetë e kufizuar në javët e ardhshme. Qeveria nuk ka para, të ardhurat nga taksat nuk e arritën objektivin e tyre prej 1 miliard eurosh në janar, kufiri prej 15 miliardë eurosh i huamarrjes afatshkurtër përmes bonove të thesarit është arritur tashmë dhe Greqia ka detyrime të përgjithshme prej 4.1 miliardë eurosh, përfshi pagesat për FMN-në, të cilat duhen shlyer këtë muaj dhe muajin e ardhshëm. Vendimi i eurozonës për të rivlerësuar objektivin prej 3% të PBB-së për këtë vit jep disa shpresa lehtësimi, por asgjë konkrete.

Si për t’i shtuar problemet e Syrizës, paqëndrueshmëria politike që prej fillimit të dhjetorit ka sjellë një largim të gjerë dhe të menjëhershëm të depozitave nga bankat greke, duke i lënë ato tërësisht të varura nga fondet e emergjencës të Bankës Qendrore Europiane. Duke qenë se askush nuk mund të jetë i sigurt se si do të shkojnë gjërat muajt e ardhshëm, këto para kanë pakë gjasa që të kthehen shpejt në bankat greke. Vendimi i së premtes përfshiu gjithashtu një shenjë të paprecedentë mosbesimi duke qenë se ministrat e financave të eurozonës vendosën që të hiqnin 11 miliardë eurot e mbetura nga fondi i rikapitalizimit të bankës së Greqisë për të qenë të sigurt se qeveria nuk do t’i përdorë pa lejen e tyre.

Ministrat e financave të eurozonës që nënshkruan marrëveshjen e fundit garantuan se ata do të vazhdojnë të kenë liri të plotë veprimi ndaj Greqisë, çka mund t’i shtyjë refuzojnë zgjatjen e paktit edhe për dy muaj të tjera. Kështu që, kur pala greke do të vijë të negociojë për “kontratën” e re me huadhënësit e saj gjatë verës, duke shpresuar që të marrë më në fund premtimin disi abstrakt të lehtësimit të borxhit që ka qenë mbi tryezë që prej 2012-s, ajo nuk do të mund të negociojë nga pozita të forta. Në fakt, ka shumë mundësi që muajt e ardhshëm ta dobësojnë në mënyrë të mëtejshme klimën e besimit që është që tani tejet e brishtë.

Tsiprasi dhe ministri i Financave, Janis Varufakis janë kritikuar që kanë dërguar mesazhe të përziera, duke përmendur Gjermaninë naziste, duke parë me nostalgji drejt Rusisë dhe këmishave të saj të vjetra. Por dobësia e likuiditetit të Greqisë ishte e qartë që përpara se Syriza t’i fitonte zgjedhjet dhe u shfrytëzua në maksimum nga huadhënësit e saj. Brishtësia e vendit qëndron në faktin se ai nuk mund ta financojë veten dhe është nxjerrë jashtë tregjeve ndërkombëtare të bonove. Ndërmjet kësaj dhe mungesës së një plani të besueshëm për të dalë nga euro, qoftë edhe për ta përdorur si një mekanizëm negocimi, Tsipras dhe Varufakis janë lënë me opsione fare të pakta. Nëse ata bënë një marrëveshje qorrazi apo e siguruan atë me qëllime të qarta kjo është diçka që nuk ka shumë rëndësi hëpërhë.

Pakujdesitë diplomatike të Athinës dhe një qasje patriotike karshi negociatave ka përkuar me kokëfortësinë dhe përbuzjen e kryeqyteteve të tjera europiane. Në një mjedis të tillë, çdokush mund t’i bëjë bisht përgjegjësive të veta. Udhëheqësit grekë mund ta zëvendësojnë politikëbërjen progresive me populizmin ulëritës, ndërkohë që kundërpala europiane mund të vazhdojë të shesë mitin se grekët e kanë marrë përkrahjen europiane por nuk kanë dhënë asgjë në këmbim.

Në rast se të gjitha palët tërhiqen në këto pozicione gjatë muajve të ardhshëm, grekët të cilët kanë provuar krizën më të rëndë ekonomike që prej 1930-s si dhe shtrëngimin më të ashpër të taksave që ka parë ndonjëherë Europa Perëndimore, do të paguajnë një çmim edhe më të rëndë se ai që kanë paguar gjatë pesë viteve të fundit. Ka një përgjegjësi të madhe historike nga të gjitha palët e përfshira për të garantuar që dënimi nga njëra anë dhe ndëshkimi nga ana tjetër nuk do të jenë politika kryesore që do të udhëheqë muajt e ardhshëm.

Mbetet një dritare e vogël mundësie me të cilën Syriza mund ta ndryshojë tregimin. Një nga koncesionet më të mëdha që ajo mori në Bruksel qe që të jetë vetë autorja e programit të saj të reformave – qeverive të mëparshme thjesht sa u jepej një listë me ndryshime nga huadhënësit. Sigurisht, shtetet kredidhënëse do të vazhdojnë të trysnojnë për disa masa jopopullore.

Por Tsipras dhe Varufakis do të kenë një shans të papërsëritshëm që të tregojnë nëse janë të angazhuar vërtetë që t’u bëjnë ballë problemeve kronike të Greqisë të shkaktuara nga institucionet e saja të rrënuara, përfshi administratën publike dhe sistemin gjyqësor.

Këto ndryshime mund të sigurojnë përkrahjen e gjerë të grekëve dhe mund të ndihmojnë gjithashtu që të sheshojnë problemet që janë krijuar mes Greqisë dhe eurozonës javët e fundit.

Previous Post

Ku është opozita?

Next Post

Hoffman: 1600 azilkërkues në janar, të gjithë do të kthehen

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Hoffman: 1600 azilkërkues në janar, të gjithë do të kthehen

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.