Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për një grabitje të ndodhur mëngjesin e 21 Majit, raportojnë sot mediat helene.
Të arrestuarit janë një 26 dhe 27-vjeçar, ndërsa të shpallurit në kërkim janë të moshës 27 dhe 22-vjeç, shkruajnë mediat greke, por pa bërë të ditur identitetin e tyre.
Me një armë të rremë, ata shkuan në banesën e një 77-vjeçari në Shën Elias dhe e kërcënuan të moshuarin në mënyrë që t’u jepte paratë.
Gjatë grabitjes, shqiptarët arritën të merrnin një shumë prej 1.000 eurosh dhe më pas humbën gjurmët. Njëri nga shqiptarët doli përpara gjykatës në Ilia, ndërsa tjetri në Selanik. Të katërt akuzohen për grabitje në bashkëpunim.















