Policia e Këlcyrës asgjësoi rreth 12.000 bimë narkotike kanabis në vendin e quajtur ” Allangjyz Meshahaj” në afërsi të fshatit “Bubës i Dytë”.
Gjatësia e tyre varionte nga 20 – 40 cm dhe ishin të kultivuara në një parcelë të hapur rishtas.
Bimët u asgjesuan me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.















