Shumëkush mund të shtrojë pyetjes se si i kalon pushimet ish-kryeministri Sali Berisha tashmë që nuk është më në qeveri. Portali Albeu ka mundur që të sigurojë ekskluzivisht një foto se si Sali Berisha i veshur me tuta sporti dhe me një bluzë shumë të thjeshtë ndodhet për pushime në gjirin e Lalëzit këtë të djelë që kaloi, më 15 qershor 2014. Sigurisht, pranë tij nuk mund të mungonte edhe supermbesa, Dasara Malltezi si dhe shoqëria e saj. Ndërkohë që gjatë viteve të tjera kur Berisha ishte në detyrën e kryeministrit, ishte bërë mëse e zakonshme që familja Berisha të shkonte për pushime në shtëpinë e pushimit në Dhërmi që është në varësi të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Nuk dihet ende nëse kryeministri Berisha do të thyejë sërish rekord këtë verë, por me sa duket pushimet i ka nisur herët.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















