Beograd, Prishtinë – 22 korrik 2014 – Marko Gjuriq, shef i zyrës për Kosovën në Qeverisë e Serbisë, ka thënë se befasuar me deklaratat e Edita Tahirit se është arritur marrëveshje për heqjen e barrikadës nga ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Ai ka shtuar se “Parku i Paqes” mbetet.
“Ka përshtypje sikur kemi qenë në dy takime të ndryshme”, ka thënë për B92 Gjuriq, transmeton Indeksonline.
“Mund të them sa jam plotësisht i befasuar me deklaratat e Edita Tahirit pas takimit për arritjen e marrëveshjes rreth, citoj, ‘largimit të barrikadës’. Ndoshta ajo me barrikadë nënkupton Parkun e Paqes përmes të cilit ajo vetë ka kaluar para disa ditësh, e ka vizituar dhe ka pirë kafe në Mitrovicën e Veriut”, ka thënë Gjuriq.
“Pra, sa i përket deklaratës Edita Tahirit, kam përshtypje sikur kemi qenë në dy takime të ndryshme. Jemi pajtuar që Parku i Paqes të mbetet, që asgjë të mos ndodh në urë dhe rreth urës derisa vazhdojnë bisedimet, që në ndërkohë duhet të bëhet vlerësimi vizuel i gjendjes së urës, në mënyrë që në vazhdim të bisedimeve, me konsensuz të dy palëve, të arrihet marrëveshje për atë se si do të duket vet ura dhe hapësira rreth saj”, ka thënë ai.
Zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, më herët ka deklaruar se është arritur marrëveshje për heqjen graduale të barrikadës nga ura mbi lumin Ibër dhe rreth urës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















