Policia bën me dije se viktima është Andi Peqini. Ai është qëlluar rreth 20:45 teksa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij
Një 28-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në qytetin e Kavajës. Policia bën me dije se viktima është Andi Peqini. Ai është qëlluar rreth 20:45 me breshëri plumbash teksa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij.
Nga të dhënat e dëshmitarëve okularë mësohet se autorët kanë lëvizur me nje automjet tip “Audi A3” me ngjyrë të zezë dhe me targa italiane.Sipas policisë vrasja ka ndodhur pas një konflikti në një pikë karburanti.
Portali “Shqiptarja.com” transmeton se pista kryesore e policisë është ajo e një konflikti të mbartur nga Italia, ku viktima ka qëndruar për një kohë të gjatë dhe ku ka patur probleme me autoritet e rendit i dyshuar për trafiqe. Gjithashtu në Kavajë viktima ka qenë nën hetim i dyshuar për pastrime parash.
Ndërkaq, uniformat e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
















