Ministria e Punëve të Jashtme u përgjigj sot në lidhje me kritikat për refuzimin e Komitetit të Ekonomisë në OSBE.
Në reagimin e saj Ministria e Jashtem thotë se OSBE ka tre komitetet për çështjet e sigurisë, për të drejtat e njeriut dhe ekonomik.
“Ministria kërkoi që të drejtonte një nga dy të parat, atë të sigurisë, ose për të drejtat e njeriut dhe kërkesa jonë është e nisur nga eksperiencat dhe kontributetet dhe objektivat kombëtare”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Ndërsa nga OSBE na është ofruar vetëm drejtimi i Komitetit të Ekonomisë”, mbyll reagimin ministria.
Ndërkaq, një ditë më parë si mazhoranca edhe opozita kritikuan ministrin Bushati për këtë refuzimi që iu bë OSBE. Në komisionin e e Jashtëm u zhvilluan edhe debatë për këtë vendim të marrë nga ministri Bushati.
















