Shoqata “Thirrjet e Nënave” dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë penguar autobusin që solli pelegrinët për të mos i lejuar të hynin në kishën ortodokse me rastin e Krishtlindjeve.
Por policia thotë se pelegrinët nuk hynë në kishë për shkak të akullit dhe ngricave. Gjatë protestës janë arrestuar dy aktivistë të “Vetëvendosjes”, të cilët kanë goditur autobusin me copa akulli.
Për arrestimin e tyre ka reaguar kjo lëvizje, e cila thotë se aktivistët Ngadhënjim Haxhosaj dhe Gerold Nikoliqi janë goditur gjatë arrestimit dhe më pas edhe në Stacionin e Policisë, raporton KTV.
Edhe vitin e kaluar pelegrinët u kthyen mbrapsht pa kryer ritet fetare në këtë kishë, pasi qytetarët e mbledhur në protestë kundërshtonin disa persona që mendonin se kanë gisht në krimet e luftës të kryera në Gjakovë.
















