Ndërsa më 25 janar grekët do të votjnë për të majtën radikale tëSyriza-s apo për “Demokracinë e Re” të Samaras, në Brukselështë ndezur tensioni lidhur me këto zgjedhje, pasi kryeqendra evropiane i frikësohet mjaft fitores së mundshme të Syriza-s.
Kjo parti ka lajmëruar se do të refuzojë borxhin e jashtëm.
Nga Komisioni Evropian kanë thënë se presin verdiktin e popullit grek lidhur me atë se kush do të vijë në qeveri, duke shtuar se “largimi nga eurozona i Greqisë nuk mund të ndodhë”.
Kjo, pasi edhe në Traktatin e Lisbonës thuhet se asnjë anëtar nuk mund të largohet nga eurozona.
Ndërsa, KE-së i ka dalë kundër edhe “Financial Time”, gazetë e cila ka publikuar një artikull me titullin “E majta radikale ka të drejtë për borxhin evropian”.
















