Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka reaguar ndaj shkrimit të Rexhep Qosjës “Ideologjia e prapavajtjes”, duke thënë se ky shkrim është fund e krye dashakeq dhe gënjeshtër.
ASHAK thotë se nuk ka absolutisht asnjë lidhje meshkrimin e Mehmet Krajës “Kosova dhe Shqipëria në katër pamje”, i botuar para disa ditëve.
Ja reagimi i ASHAK-ut
Shkrimi i Krajës është autorial dhe anëtarët e Akademisë kanë mundur ta lexonin si të gjithë lexuesit e tjerë.
Qosja, si dezinformues kujdestar dhe urrejtës patologjik i Akademisë, privilegjet e së cilës i gëzon si të gjithë anëtarët aktivë të saj, ndonëse nuk e ka shkelur pragun e saj tashme e 15 vjet, mund t’i drejtohet vetëm Mehmet Krajës dhe pikëpamjeve të tij personale në shkrimin e përmendur”, thuhet në komunikatën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës./
















