Festivali ndërkombëtar i filmit në Tiranë, Tirana International Film Fest (TIFF) do ta nisë edicionin e 12-të me radhë duke filluar nga 3 nëntori, kanë bërë të ditur organizatorët e festivalit për mediat shqiptare.
Ky edicion do t’i kushtojë homazh regjisores Xhanfize Keko, ndërsa eventi i veçantë i festivalit do të jetë shfaqja e filmit të vjetër “Tomka dhe shokët e tij”, i cili është restauruar në kuadër të Projektit të Kinemasë Shqiptare në Amerikë. Ky film u projektua edhe festivalin prishtinas të filmit, PriFest.
Do të garohet në katër kategoritë e filmit të gjatë, të shkurtër, të shkurtër për televizion dhe filmat e shkurtër me prodhim shqiptar. Festivali mbyllet më 9 nëntor, me ceremoninë e mbylljes ku do të ndahen 17 çmime në të gjitha kategoritë.


















