• Latest
  • Trending
  • All

Ata vijnë pa trokitur

02/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Ata vijnë pa trokitur

02/11/2014
in Kulture, Lajme

Anatomia kritike dhe historike e kohës së diktaturës kërkon mprehtësi dhe vërtetësi. Materia e saj është ende e ngrohtë dhe mjaft njerëz e kanë ende të fortë ankthin e një jete ferri që kanë hequr burgjeve, internimeve. Është një terr ku syri duhet të dallojë, krahas tmerrit, edhe gjallimin e qelizës së jetës. Njerëzit kanë jetuar, por si? Njerëzit kanë kundërshtuar, por si? Te kjo “si” qëndron pikërisht mprehtësia e një vepre dramatike që merr përsipër ta sjellë këtë kohë. Syri i shtetit dje ka qenë syri i një cerebri, dihet. Hapësirat që pushteti komunist lejonte për njeriun qenë shumë të ngushta, përgjimi qe i gjithkundshëm dhe i gjithhershëm, sepse klika donte të kontrollonte gjithçka, edhe familjen, edhe dashurinë, edhe bukurinë, për të garantuar jetëgjatësinë e pushtetit të vet të dhunshëm. Tepria e tij ishte edhe mallkimi ndaj tij, blasfemia e së drejtës, lëngata e lirisë, prania e heshtur e mungesave. Diadrama “Ata vijnë pa trokitur” e Armando Boros erdhi me regjinë e tij në teatrin “Metropol” me aktorët Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani si protagonistë.

Dua ta them që në fillim se lentja e veprës drejtohej përbrenda botës në ngërç të njeriut në kushte kërcënimi, paniku dhe terrori, pra lënda dramatike shfaqet brenda një parametri “humanizues”, pra trysnia politike vjen përmes stresit të personazheve përballë një arrestimi të mundshëm.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Shfaqja ishte, pak a shumë, hipotekë e dy aktorëve në rolet gjegjëse të Burrit dhe Gruas. Mua më bëri përshtypje aktrimi i Alfred Trebickës – një aktrim i kahut mirëfilli psikologjik, plot ngarkesa, kaluar nëpër zgripe e situata ku humbullon frika, pasiguria, dyshimi në vetvete dhe për vetveten, luhatja. Përtej tyre bulbon po aq mllefi e zemërimi kundruall pushtetit shtypës, hafijeve të tij, mungesës së lirisë, kur njeriu tashmë edhe i trembur bluan e stërbluan në kokë fjalë të thëna pa “kujdes” diku, me dikë, dikur… Ai solli një burrë me shpirt të trazuar, një muzikant që ushqente vetëmbylljen e tij falë tingujve të ëmbël të një violine, si një katarsis shpëtimtar, rrjedhimisht falë bukurisë së artit, harmonisë, me atë që fal kënaqësi. Por kur liria politike mungon, e bukura kthehet në shkak vuajtje për bartësin e saj, për njeriun që aspiron lirinë e shprehjes dhe hapësirën e vet në makrokozmos (shoqërinë që e rrethon gjithkund), sikundër është edhe ky burrë që sillet e përsillet rreth vetes, pa rrugëdalje, nën trysni dhe i ngulfatur nga frika e një përgjimi dhe arrestimi të mundshëm. Trebicka e përcjellë lëngatën e personazhit të vet përmes një loje të mbushur me theksa dramatikë ku, herë-herë, tragjikja lëviz si nënshtresë e pabëzajtë dhe nënkuptohet, sidomos kjo në pritshmërinë e këtij personazhi tashmë si një i arrestuar i mundshëm, si një i pandehur i pritshëm në zyrat e frikshme të hetuesisë dhe si një i burgosur i ardhshëm. Aktori ka një përpunim të studiuar të fjalës, e kërkon atë, gati e përtyp dhe e “ha me dhëmbë” çdo fjali e frazë, për të gjetur mes të dukshmes atë që ende nuk duket dhe që ende nuk artikulohet. Jo vetëm ritmin e brendshëm të frazës dhe gjerazi të dialogut me të shoqen e personazhe të tjerë, por ai solli, nga ana tjetër, relievet e vrazhda të njeriut të trembur e të tmerruar, sikurse edhe shpërthimet e mbytura kundër gjithë “syve dhe veshëve” të spiunëve të paguar apo vullnetarë – kjo hierarki e përbindshme e fatale e pushtetit të dhunshëm. Vuajtja është një gjendje që aktori di ta përcjellë mirë te publiku. Rëndom neve na vjen keq për personazhin e tij. Doemos ai nuk është heroi, ndoshta është “deheroi”, pra njeriu i vogël, i zakonshëm, i vendosur në kurth, njeriu që jeton me të bukurën por që bash e bukura e “vret” sepse ajo bëhet shkaku që e çon pashmangshëm drejt greminës, diçka e pakthyeshme dhe fatale njëherësh në sisteme autokratike.

Jo vetëm ai, por edhe e shoqja vuan po të njëjtën dramë. Janë dy fytyra në një, përplotës të njëri-tjetrit, sivëllezër a simotra. Ndoshta këtu autori mund të gjente ca më shumë dallime, përveçime, me qëllim që konflikti të vendosej edhe më mirë brendapërbrenda tyre, në formën le të themi të introjeksionit, si “fajtor pa faj”, ku elementi i fatit, tashmë i konvertuar në elementin e kërcënimit dhe rrezikut që vjen nga jashtë, shndërrohet në moton vepruese të personazheve, siç ngjet për shembull në episodin “Spiuni” nga drama e njohur e B. Brehtit “Shkëlqim dhe mjerim në Rajhun e Tretë” ku diadrama, nga pikëpamja e strukturës, ka një qasje të largët gjithsesi. Afërmendsh se koha e zymtë e diktaturës, ngjizur mes mynxyrave, ka nevojë për ndriçime edhe më të thella nga dramaturgjia shqipe e pas viteve ‘90, për depërtime edhe më kapilare mbi të vërtetën e gjendjes: as duke spekuluar me të përmes bufonadave, shtirjeve, klisheve letrare dhe ekzagjerimeve, siç ka ngjarë herë-herë me disa tekste të dobëta, as duke e përligjur nëpërmjet konfliktit të nënkuptuar me të sotmen dhe deformimet morale që shoqëria vuan. Më duket se A. Bora e ka mbërritur këtë synim. Por do të isha i mendjes që ai mund ta “rëndonte” paksa më shumë shkakun e arrestimit të Burrit dhe korruptimit të Gruas, në sensin e një kundërshtimi a refuzimi, qoftë edhe me shfrime fjalësh në mediume të mbyllura, për t’i dhënë kështu një logjikë më të thelluar pasojës së dhunës mbi ndërgjegjen e njerëzve të asaj kohe. Autori ndoshta qëllimisht nuk ka dashur ta konkretizojë faktin apo ngjarjen që krijon kundërshtimin, për të pohuar idenë se dhuna dhe pasojat e dhunës qenë akte thuajse groteske, pjella të absurdit dhe tjetërsimit që pushteti impononte tek individët dhe shtetasit e tij.

Rozi Kostanin e kam parë në shumë role të realizuara falë punës së saj këmbëngulëse dhe një kuptimi të drejtë të karakterit të tyre. Por, mos gabofsha, ky ka qenë interpretimi më mbresëlënës i saj për mua, sepse aktorja ishte e plotë, ishte e besueshme në trazimet e shpirtit të saj, në frikën e saj, në qëndrueshmërinë e saj, në atë që e bënte “njeri”, që e bënte të ndjehej grua e bukur. Edhe ajo luajti me aspektin deheroizues të personazhit duke e përqendruar dritën në brendësitë psikikomentale të femrës së frustruar. Të dy me A. Trebickën krijuan një dyshe alternuese, që jepte e merrte mjaft mirë njëri me tjetrin si dy anë të një monedhe. Thashë se ata nuk paraqesin reljeve shpirtërore rrënjësisht të dallueshme shoqi me shoq, pasi janë vendosur në të njëjtën rrethanë e në të njëjtën frikë duke bartur të njëjtën domethënie e semantikë. Janë pra më fort afër arketipave humanë se sa të karaktereve, të cilët mund të lakmoheshin si të tillë gjer edhe fizikisht.

Tani dy fjalë për regjinë. Kishte një violinë që shoqëronte pasazhe të caktuara, kur personazhet hiqnin dhe lëngonin. I binte vetëregjisori A. Boro, vendosur diku në qoshe të skenës, pa shqetësuar veprimin. Nuk ishte kot, sepse personazhi ishte pikërisht një instrumentist, një muzikant. Gjetja më e bukur sipas meje ishte përsëritja e një copëze dialogu tre-katër herë në formë riti për të nxjerrë në spikamë kryetemën e veprës: frikën nga syri përgjues i shtetit, pasigurinë e njeriut të thjeshtë në një rrethanë shtypjeje psikike e politike. Dua të vlerësoj edhe kalimet e aktorëve nga njëri rol te tjetri, kur burri dhe gruaja bëheshin reciprokisht hetuesit e procesit të ndëshkimit, çka krijonte shansin e shpërfaqjes së subjektit dhe elementit narrativ për ngjarjet e ndodhura, përndryshe do të duheshin edhe dy personazhe të tjerë. Kjo teknologji brehtiane e këmbimit të roleve bashkë me aplikimin e ritit në copa dialogu të caktuara e ka dinamizuar veprimin dramatik duke ndërkallur energji më të madhe artistike. Do desha në fund të bëja një sugjerim dashamirës. Ani pse aktorët nuk mund e nuk duhet t’i shmangen toneve dramatike me ndezullimin e vetvetes gjendur mes kundërshtive si dhe konfliktit të brendshëm, gjer dhe ofshamave dhe brufullimave të përligjura, mendoj se për nga karakteri i veprës (e tipit psikologjik), sikurse edhe për nga mjedisi tejet intim i audiencës, në një sallë të vogël teatri kur fytyrat e spektatorëve janë fare pranë fytyrave të aktorëve, një përdorim më i shpeshtë i heshtjes mes fjalëve, po ashtu i futjes së zërit përbrenda gjoksit, si dhe një përjetim psikologjik edhe më kapilar, edhe më “intim” e i brendësuar, duke shmangur ngritjet intonative të tij për të dinamizuar konfliktin, veçse do ta bënin, sipas mendjes sime, edhe më tërheqës aktrimin e tyre korrekt e me temperament…

 

Previous Post

Gati për Tirana International Film Fest 2014

Next Post

Prepotencë me zë të ulët…

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Prepotencë me zë të ulët…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.