Nga Bashkim Metalia
Vullneti I popullit është themeli i pushtetit demokratik. Por që ky vullnet të jetë i shëndoshë dhe jo “anemik” ,padyshim kërkohet që përfaqësuesit e tyre ta përgatisin , informojnë mbi gjithçka që ata premtojnë dhe ofrojnë natyrisht dhe çfarë është në dobi të tyre.
Rasti më flagrant, ku përfaqësuesit e keqpërdorën me aktivitetin, njëkohësisht pasivitetin e politikanëve, shoqërisë civile, dhe aktorëve të tjerë relevant, është Referendumi i mbajtur më 23 Qershor në Britani për daljen ose jo nga Bashkimi Evropian.
Pritshmëritë apo dhe sondazhet para Referendumit popullore në Britani ishin në favor të qëndrimit në familjen evropiane; por shifrat janë kokëforta dhe rezultoi që 52% ishin kundër qëndrimit në BE dhe 48 % pro qëndrimit në BE.
Mëngjesi i datës 24 u gdhi i tronditur ,i hutuar , i fanitur dhe aspak i mirëpritur nga masat e gjera popullore në Britani po aq edhe nga popujt e tjerë Evropian dhe ndërkontinental.
Kjo që bënë Britanikët ( përjashto Skocinë dhe Irlandën e Veriut) ishte një vetlëçitje, ishte një vet izolim, ishte e pamenduar mirë.
350 milion Paund do të përdoren për Shërbimin shëndetësor Kombëtar (NHS) para të cilat shkojnë në BE u tha , sipas grupit elektoral në favor të daljes nga BE.
Mirëpo vetëm një orë pas daljes së rezultatit Nigel Farage, Kreytar i Partisë UKIP, tha se ishte një gabim që është bërë një premtim në fushatë pasi nuk mund të garantohet një shumë e tillë në një javë ose 19 miliard Paund për një vit.
Një gënjeshtër 19 miliardëshe! Një manipulim i paskrupullt!
Imagjino nesër , Shqipëria , Maqedonia , Mali i zi , Turqia dhe Serbia do të anëtarësohen në BE, dhe sipas broshurës së Leave Campain edhe për 82 milion njerëz do të duhet të shtoj fonde nga taksa paguesit.
Vallë Britania vetëm epka, nuk marrka asgjë?
Krahas manipulimit dhe keq menaxhimit të fushatës për referendum nga pala që do të dal nga BE , pala tjetër ,pro qëndrimit ishte e përgjumur aspak bindëse, bile nganjëherë të shkonte mendja sikur janë më shumë pro daljes sesa qëndrimit në BE.
Vobektësia dhe angazhimi i mangët i la shteg palës kundërshtare të lodronte e qetë mbi fatin e Britanisë dhe popullit të saj.
Zymtësia dhe keqpërdorimi i kësaj fushate bëri që rezultati të jetë më shumë se zhgënjyes.
Menjëherë pas daljes së rezultatit Presidenti BE Junker tha që duhet të zbatohet menjëherë artikulli 15 mbi procedurat e këtij divorci.
Dhe është mëse e ligjshme një zhgënjim dhe pakënaqësi ndaj këtij referendumi .
Ka shkuar mbi 2 milion njerëz që kanë nënshkruar një peticion,ky numër po rritet gjithnjë e më shumë për një referendum të dytë që parlamenti britanik të hap udhën e një votimi më me dinjitet.
Ndërkohë Skocia duke parë rezultatet , e ka parashtruar dëshirën/kërkesën një referendumi të dytë tashmë jo për hyrje-daljen ne BE por për shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar.
Diçka nuk shkon padyshim qoftë me Britaninë ashtu edhe me BE-në. Politikat ekonomike , emigracioni evazioni fiskal korrupsioni dhe burokracia ka zgjeruar plasaritjet e njëpasnjëshme ndër vite.
Por demokracia ka nevojë për prijës modern dhe jo për karrieristë të zhvleftësuar.
Demokracia ka nevojë për të gjithë për të mirën e të gjithëve dhe jo mërive dhe shantazheve që çojnë në kolapse social-politike .
Britania bëri një gabim – madje, të qëllimshëm.
















