• Latest
  • Trending
  • All

BREXIT

29/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

BREXIT

29/06/2016
in Lajme, Opinion

Nga Genc Drini

E ardhmja është e pa parashikueshme! Përpjekjet për ta organizuar dhe influencuar atë nuk pushojnë kurrë dhe përbëjnë tharmin e jetës, po e ardhmja do vijë me të pa priturat e saj. Si projekti i BE-së ashtu dhe fati i Britanisë së Madhe pas daljes nga BE në përpjekje për të organizuar të ardhmen sipas synimeve të tyre, udhëtojnë po mund të arrijnë në një cak final të pa njohur.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Megjithatë para referendumit për të qëndruar ose jo në BE, të gjithë britanikët e dinin se çfarë i kishte siguruar Britanisë së Madhe qenia në Bashkimin Evropian, i shijonin ato të mira dhe dinin çfarë të shpresonin brenda një afati të arsyeshëm për të ardhmen. Pas rezultatit të referendumit për dalje nga BE, thuajse gjysma e popullsisë votuese të paktën  48% të britanikëve, e ndjejnë veten keq sepse garancitë që i kishin tek BE nuk do ti kishin më. Nga frika e humbjes së arritjeve dhe përfitimeve të mëdha të deri sotme, e ndjejnë veten të hedhur drejt mjegullës. Shqetësimi u shtohet dhe më nga rreziku i një reaksioni brexit zinxhir ku Skocia, Irlanda e Veriut deri dhe Gibraltari mund të kërkojnë dalje nga Britania e Madhe, pa siguria për të nesërmen bëhet dhe më e madhe. E për më keq ky fenomen i “ikjes”mund të shtrihet dhe brenda BE, aq sa mund të sjellë shkatërrimin e tij që me siguri do kishte pasoja, dhe shkaktonte pasiguri edhe më të thellë në Europë. Me të drejtë, si gjysma e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar që është shprehur për  Britaninë brenda BE ashtu dhe pjesa dërmuese e popullsisë së shteteve të tjera evropiane brenda BE, daljen e Britanisë nga BE e ndjejnë si një goditje pas shpine, sipas tyre nga një pjesë ambicioze e klasës politike britanike. Ky shqetësim i vuri në lëvizje britanikët që nisën me një lumë kërkesash për nulizimin e rezultatit të referendumit, duke kërkuar përsëritjen, ose bërjen e një referendumi të ri. Evropianët tjerë tejet të BE të shokuar nga ajo që po ndodh po reagojnë me nervozizëm. Po a kanë të drejtë të shqetësohen të gjithë ata britanikë që kundërshtojnë daljen e Britanisë së Madhe nga BE? U  mjaftonte një përgjigje e sigurtë bindëse nga iniciuesit e Brexit-it se çfarë do t’u siguronte  Brexit-i britanikëve qoftë në një afat të afërt, qoftë në një afat të arsyeshëm për të platitur shqetësimin e tyre. Po atë përgjigje nuk e patën as para dhe  nuk e kanë as pas referendumit me përjashtim të disa sloganeve nacionaliste për independencën që duhej fituar dhe mjaft premtimeve konfuze, një pjesë e të cilave krejt të pa vërteta deri dhe mashtruese,. Përgjigja mbetet krejt e pa thënë. Vetë brexitasit qenë të pa qartë për çfarë kërkonin dhe çfarë kërkojnë dhe vetë ata kanë dyshime në suksesin e projektit. Kaq e vërtetë është kjo saqë më entuziasti për largimin e Britanisë së Madhe nga BE, Boris Johnson, para referendumit u shpreh optimist, po nuk shfaqi siguri për të ardhmen ekonomike të Britanisë pas brexitit. Në Radion LBC u përpoq të shmangë për pak çaste pyetjen themelore që po i bëhej nëse do kërkonte falje po e pësoj ekonomia britanike. Vetëm pas këmbënguljes së intervistuesit u detyrua më në fund të përgjigjej: “po, do kërkoj të falur nëse pas një daljeje nga BE, ekonomia e Britanisë do futet në reçesion”.(Daily Mail, 22 June 2016) E kujt do i shërbente më pas falja që ai mund të kërkonte pas një katrahure që mund të pësonte ekonomia britanike?  Pas këtij dyshimi të shprehur për projektin që mbronte informalisht me aq ngulm si mund të besohej më tej B.Johnsoni? Si është e mundur që B.Johnson me shokë as para dhe as tash pas referendumit nuk kanë paraqitur një platformë të strukturuar të aventurës për një hedhjeje të lirë” jasht BE që sipas tyre do çonte në një zhvillim të suksesshëm, po i hypën pa shalë kalit të ikjes nga BE? Si është e mundur që me gjysmë të vërteta të ngresh peshë Britaninë e Madhe? Po brexitasit më entuziastë nuk mjaftohen vetëm Britaninë jasht BE, po po urojnë dhe shkatërrimin e krejt BE. Për këtë u shpreh i lumtur dhe deputeti N.Farage në mbledhjen e parë të Parlamentit Europian pas referendumit britanik. Po cilit i interesoka  shkatërrimi i BE dhe një e ardhme e mjegullt dhe e pa sigurtë? Për çfarë shkaqesh, interesash materiale, nacionaliste, apo dhe ksenofobe populiste? Po cilit nga shtetet jo brenda BE i intereson ky copëzim? Ku mbeti urtia e shfaqur më 1950 dhe ekuilibri për të zgjidhur problemet cilat do qofshin ato?

Deri më sot, një gjë ishte e sigurt, me Britaninë e Madhe brenda, edhe BE edhe Britania e Madhe si pjesë e tij qenë më të mëdha, më të pasura, më të fuqishme  dhe me më shumë zë në politikën botërore,  qoftë dhe në përplasje me të, dhe një hapësirë më të madhe në tregjet. BE u bë më i vogël dhe më pak i fuqishëm pas largimit të Britanisë së Madhe, po dhe kjo e fundit duke u larguar nga BE u zvogëlua me trimërimin e vet. BE në vazhdim, me Britaninë që dha një kontribut shumë të madh në politikat integruese, po përgatitej të fuste dhe tre katër shtete të vogla të Ballkanit, mes tyre Shqipërinë, e më pas Kosovën, etj. për të arritur BE plotësinë. Mbi të gjitha BE, si një bashkësi e pa shoqe shtetesh mjaft e arrirë, politikisht, ekonomikisht, kulturalisht,  ushqente në njerëzit aspirata, ideale, shpresa të mëdha. E kjo është një ndër fitoret më të mëdha që mund të imagjinoheshin në kontinentin e vjetër. Arriti të ekuilibrojë dhe neutralizojë egocentrizmat konfliktuale ekonomike dhe politike të shteteve nacionale që pak kohë më parë kishin çuar në luftëra të tmerrshme botërore. Kështu BE pati kontributin thelbësor në 71 vite mirëqenie dhe paqë në mes shteteve në kontinent dhe në zhvillimin e një blloku politikash të jashtme të përbashkëta kundrejt sfidave të politikës së jashtme botërore. Asgjë nuk shihej aq siguridhënës për të ardhmen e njerëzve në kontinent sa BE. Kryeministri Kamerun, si dhe një pjesë e madhe e britanikëve, i shihte të gjitha këto suksese dhe të mira për të cilat kishte kontribuar aq shumë dhe Britania e Madhe dhe aty shihte dhe sigurinë për të ardhmen. Nuk donte që Britania të braktiste BE, nuk donte të braktiste këto arritje dhe nuk donte ti rrënonte shanset e Britanisë për të ardhmen, nuk donte as rrënimin e BE. Sigurisht e dinte që BE nuk qe i përsosur, po mbështeste me forcë qëndrimin e  Britanisë në BE në të mirë të BE dhe për ta reformuar dhe nxjerrë BE nga ngërçet burokratike të pa shmangshme në atë sistem të ri të pa provuar mirë. Besonte se Britania mund t’ia arrinte, sepse besonte se sistemit brenda BE i duhej koha e nevojshme që të përsosej më tej.

Britanikët u shprehën për dalje nga BE ku një diferencë krejt e vogël prej 4% do impononte vullnetin e vet mbi palën tjetër. Një përfundim nga i cili disa zëra filluan të vinin në dyshim normat e vendosura të demokracisë, deri dhe efikasitetin e parimeve të demokracisë. Kishte sjellë një të pa pritur që nga pjesa tjetër e elektoratit britanik dhe nga gjithë shtetet e BE lexohet si rrënuese për ekonominë britanike po dhe dëmtuese të BE. Në dy shtyllat që mbajnë BE, një treg të përbashkët dhe lëvizjen e lirë të njerëzve, britanikët brexit-as  duan të mbajnë vetëm njerën prej tyre, tregun e përbashkët, kjo shemb vetvetiu ndërtesën e BE. Prandaj kjo nuk është e mundur të ndodhë dhe ja ku jemi përfundimisht para realitetit të një referendumi për daljen e Britanisë.. Sido që BE e cila e ndjen veten të goditur dhe braktisur nga largimi i Britanisë, po tregohet e kujdesshme, për ti dhënë Britanisë kohën e nevojshme për të dëmtuar  sa më pak interesat e të dy palëve. Po për ta kthyer në realitet largimin e Britanisë nga BE ka një hapësirë kohore që duhet të rrjedhë dhe akte që duhet të ndodhin dhe nuk dihet nëse do ndodhin ndopak..

Po nëse brexit-i vërtetë do kthehej në realitet, si Britania e Madhe dhe BE qoftë dhe të veçuara nga njëra tjetra duhet dhe do mbajnë detyrimisht një nivel të lartë bashkëpunimi. Mbi të gjitha duhet të përçojnë të njëjtën frymë aspiratash dhe shpresash, që kanë ushqyer gjithë këto vite dhe të frymëzojnë njerëzit në pluralitetin e tyre. Është ajo që është arritur dhe nuk mund tu grabitet më evropianëve, përfshirë dhe britanikët që nuk do ta lejonin. Shtimi i të ardhurave për Britaninë kërkuar me zulmë nga brexita-sit në fushatën e tyre, nëse kthehet si qëllim në vetvete do ishte shkatërrim, sepse nuk mund të kalojë mbi idealet njerëzore bashkuese dhe kundër ksenofobike që u bënë realitet në BE. Nëse do ndodhte ndryshe, si u duk gjatë fushatës dhe veçanërisht pas fushatës me akte vandale kryesisht kundër emigrantëve nga BE, do ishim para një mjerimi të madh dhe regresi të thellë. Po të gjithë besojnë në kapacitetet, në energjitë e pashtershme të britanikëve, të Britanisë së Madhe për të vazhduar të mbrojë vlerat që i ka ngritur vetë, qoftë dhe nëse do jetë relativisht “e veçuar”. Ndryshe do kthehej si një bumerang që do të godiste ashpër gjithçka të mirë që është krijuar.

“Britania para tjerash” si çdo projekt i nënshtrohet edhe ai konceptit të papërcaktueshmërisë të së ardhmes. Sidoqë parashikimet fillimisht janë për një rënie të ekonomisë, do shihet shpejt dhe çfarë do sjellë në afat të afërt dhe të arsyeshëm gjendja e re Nëse për rrjedhat e reja ku e vendosi referendumi Britaninë e Madhe, zaret që Britania e Madhe të dalë jashtë BE vërtetë janë hedhur përfundimisht, atëherë rrugë të mbarë, eksplorueses së suksesshme dhe të pa shoqe gjatë historisë moderne të politikës, ekonomisë, shkencës, kulturës, të drejtave të njeriut mbi të gjitha dhe demokracisë.

 

drinig@hotmail.com

Previous Post

BREXIT

Next Post

Gabimi “i qëllimshëm” i Britanisë!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Gabimi “i qëllimshëm” i Britanisë!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.