Deputeti socilaist Tom Doshi deklaroi se Ilir Meta kishte porositur vrasjen e tij dhe të deputetit Fufi. Deputeti demokrat Mhill Fufi, përgënjështron deklarata e krerëve të mazhorancës edhe për përfshirje në këtë skandal të njerzve të afërt të ish-kryeministrit Berisha
Deputeti i PD-së Mhill Fufi, ka përgënëjshtruar kryetarine Kuvendit Ilir Meta dhe krytarin e komisionit të sigurisë, Spartak Braho sipas të cilëve, Doshi e Fufi ishin kërcënuar nga kunati I ish-kryeministrit dhe për këtë atyre iu ishte ofruar mbrotje nga institucionet përkatëse. Mhill Fufi, ka deklaruar sot se nuk kishte asnjë dijeni për çëhstjen në fjalë dhe aq më pak të ishte ofruar mbrotje “Edhe pse rezulton se Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe Ministri i Brendshëm paskan pasur informacion prej 6 muajsh për një plan të eleminimit tim fizik, unë nuk jam thirrur dhe as nuk jam informuar nga asnjë organ apo institucion për këtë skenar. Në këto kushte, hedh poshtë trillimet e bëra nga deputetë të caktuar dhe nga Kryetari i Kuvendit, sipas të cilëve më është ofruar mbrojtje fizike. Eshtë shpifje e ulët edhe aludimi sikur në këtë skenar qenkan përfshirë njerëz të afërt me ish-kryetarin e Partisë Demokratike. I bëj thirrje drejtësisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vërë para ligjit përgjegjësit.
Ngjarja është shumë e rëndë dhe kërkon një hetim të thellë objektiv dhe të painfluencuar nga klanet e pushtetit”, deklaron deputeti demokrat Mhill Fufi.