Mesila Doda ka reaguar ashpër në profilin e saj në facebook, ndaj deputetit të PS, Fatmir Xhafaj.
Sipas saj, bëhet me dije, se është shkelur një tjetër standard demokratik.
“Kryetari i komisionit të ligjeve Fatmir Xhafa, personi që prekët drejtpërdrejt nga ligji i dosjeve si ish-sekretar i rinisë komuniste shqiptare, sot ç’bëri një tjetër procedurë parlamentare”,-citohet në shënimin e znj.Doda.
Ajo tregon se pas 24 ore paralajmërim, Xhafaj kërkoi që të shqyrtonte me urgjencë ligjin e lustracionit që ndërkohë e kishtë lënë të flinte për më shumë se tre muaj në sirtarët e komisioneve dhe nuk pranoi në asnjë mënyrë që ishin të pranishëm në seancën e shqyrtimit në komisionin e ligjeve hartuesit e ligjit, përkatësisht grupi Shqiptar për të Drejtat eNjeriut, dhe as shoqatat e tjera që e mbështesnin Studentat e Dhjetorit dhe të përsekutuarit politik.
Sipas saj, vihemi në dijeni, se në këto kushte nuk mund të shqyrtohet një projektligj.
Ajo mendon se një nxitim i kësaj natyre tenton të kalojë pa plotësuar kushtet minimale që është ajo e pranisë në komisione parlamentare të hartuesve të projktligjit.
“Si deputete mbështetëse- thotë Doda- deklaroj se do jem në çdo komision bashkë me hartuesit e projektligjit dhe me përfaqësuesit e tjerë që e kanë mbështetur publikisht ligjin, pasi ky është dhe do të jetë me çdo kusht një proces real e i vërtetë, jo grushte me ujë për të shpëlarë krimet e komunistëve dhe spiunëve të dikurshëm”.
Doda thekson se lustracioni do shkojë drejt referendumit nëse komunistat i ngrejnë murin bllokues ligjit që na ndan nga e kaluara jonë e shëmtuar.















