Lulzim Blakaj, nënkryetar i Istogut, i ka tha “Zërit” se Komuna ka biseduar me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, për një marrëveshje për t’ia dhënë FSK-së në shfrytëzim të një hapësire prej rreth 16 hektarësh tokë komunale, në të cilën ndodhen një mori ndërtesash, të cilat KFOR-i spanjoll i kishte ndërtuar për nevojat e veta.
Blakaj ka sqaruar se në vitin 2000 KFOR-i spanjoll kishte kërkuar nga Komuna një hapësirë për t’u vendosur, pasi që ajo pjesë ishte vënë nën përgjegjësinë e KFOR-it spanjoll.






















