Rrjetet sociale janë bërë mjet i fuqishëm i rekrutimit për grupin Shteti Islamik, duke mundësuar zgjerimin e rrjetit të tyre në botë përmes postimeve që radikalizojnë përkrahësit e tyre dhe inspirojnë disa prej tyre edhe të kryejnë sulme.
Kompanitë teknologjike janë nën presion çdo herë në rritje nga qeveritë perëndimore që të bëjnë më shumë për hequr postimet e tilla pas një seri sulmesh nga Kalifornia në Florida e deri në Nice të Francës dhe Bangladesh.
YouTube dhe Facebook kanë filluar të heqin automatikisht postimet e ekstremistëve.
Twitter ka pezulluar 235 mijë profile në mes të muajit shkurt dhe gusht ndërsa ka zgjeruar ekipet që mbikqyrin postimet e ekstremistëve.
Baza e përbashkët e të dhënave do të fillojë punën vitin e ardhshëm, ndërsa ka mundësi që edhe kompani të tjera t’i bashkohen këtij partneriteti.























