Një 20-vjeçar nga Durrësi që ka dashur të vrasë veten, ka shpëtuar, por tani e pret burgu për shkaktim vetëvrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për A.D. 20 vjeç, banues në Manëz të Durrësit. Më datë 30 maj 2016, në shtëpinë e vet, ai ka qëlluar veten me armë në gjoks dhe është plagosur.
Tashmë, ai gjendet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve, por edhe në duart e policisë. Atij aiu sekuestrua arma e zjarrit tip automatik model 56 kalibër 7.62 si dhe 202 copë fishekë model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkaktimi i vetëvrasjes”e mbetur në tentativë dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 99, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

















