Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur t’u heqë mandatin 19 këshilltarëve bashkiakë në rang vendi në kuadrin e ligjit të dekriminalizimit, pasi ata nuk i dorëzuan brenda afatit ligjor, formularët e vetëdeklarimit.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme lidhur me formularët e vetëdeklarimit drejtuar nga kryetarja Lefterie Luzi.
Po ashtu, KQZ do të verifikojë të dhënat për 4 këshilltarë.















