Kanabis sativa e ka mbuluar Shqipërinë në çdo cep të saj nga jugu në veri. Vetëm ditën e sotme janë bërë publike nga policia mijëra rrënjë kanabis sativa që janë shkatërruar në zona të ndryshme të vendit, kryesisht në jug.
Pas Beratit dhe Mallakastrës, ishte radha e Maliqit në Korçë ku janë gjetur dhe asgjësuar rreth 6560 bimë të dyshuara kanabis sativa dhe në pranga janë vënë 3 kultivuesit e bimëve narkotike.
Gjatë aksionit janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta e municione.
Të arrestuarit janë:
Sajko Spaho, 34 vjeç, banues në fshatin Baban-Devoll,
Andi Tilka, 21 vjeç, banues në fshatin Bitinckë-Devoll,
Eduart Vata, 34 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Osojë-Maliq, në vendin e quajtur “Arra e Kuqe” këta shtetas u kapën në flagrancë pranë dy parcelave të kultivuara me 6560 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, 530 prej tyre të mbjella në kubikë), të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me këtë rast, nga efektivët e Policisë, në afërsi të këtyre parcelave u konstatua edhe një kasolle, gjatë kontrollit të së cilës u gjetën dhe u sekuestruan.
Dy armë zjarri të llojit pistoleta dhe pesë fishekë pa lejën e organeve kompetente, si edhe 1000 fara të ngjashme, me ato të llojit kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

















