Një ndarje jo e qetë ka ndodhur mes dy të rinjve në Shkodër. Një vajzë me inicialet Sh. D., ka denoncuar në polici një djalë të ri, me inicialet E. H. E reja ka treguar në polici se kishte qenë e lidhur me djalin, por ishte ndarë prej disa kohësh.
Këtë ndarje nuk e pranonte i riu me inicialet E. H. Ky i fundit kërcënonte ish-të dashurën e tij që të ktheheshin bashkë sërish, ose në të kundërt do ti publikonte fotot ku ata ishin duke bërë dashuri.
Kjo ka bërë që e reja ti drejtohet policisë. Këtu ajo ka dëshmuar se kishte qernë e lidhur për 1 vit me të riun me inicialet E. H. Por vajza dyshonte se djali e tradhtonte gjë që kishte sjellë edhe probleme në lidhjen e tyre, deri në ndarje. Por këtë gjë nuk e pranonte djali me inicialet E. H., që e kërcënonte me publikimin e fotove intime në rrjetet sociale.
Tani i riu ka përfunduar nën hetim dhe është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës.














