Një apartament në katin e 7 të një pallati shumëkatësh në lagjen nr.6 në Durrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Nuk dihet ende nëse në banesë ka pasur njerëz në momentin e shpërthimit të flakëve.
Efektivët e zjarrfikëses janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në apartamente të tjera.

















