Një ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40 minuta në zonën e Liceut Artistik në Tiranë, ku një person ka qëlluar me armë në ajër.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, një person ka qëlluar me armë në ajër duke shkaktuar panik tek banorët dhe kalimtarët.
Siç duket edhe në foto në vendin e ngjarjes kanë mbërritur patrulla të shumta policie, ndërsa dëshmitarët thanë se kanë parë një pistoletë në tokë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga personin e dyshuar. Ai ka qenë në një makinë bashkë me dy persona të tjerë në momentin që ka qëlluar me armë.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa burimet thanë se personi i arrestuar është shprehur se kishte qëlluar me armë pa ndonjë arsye të qartë. /SYRI.net

















