Mund të konsiderohet si absurde por është e vërtetë pasi disa tifozë kuqezi janë gjobitur nga policia e Malit të Zi për shkak se sipër makinës ishte i stampuar flamuri i Shqipërisë.
Shtetasit shqiptar po ktheheshin nga Franca me automjetin e tyre ndërsa policia i Malit të Zi i ka vendosur gjobë me vlerë 230 euro duke justifikuar se flamuri i stampuar provokon turistët e Budvës.
Sipas të përditshmes ‘Vijesti’, shtetasit shqiptarë janë urdhëruar nga policia për të hequr flamurin e stampuar në automjet.
Dëshmitarët okular janë shprehur se në automjetin e tyre tip Golf, në pjesën e përparme të mjetit dhe në pjesën e bagazhit ka qenë i stampuar flamuri i Shqipërisë. Dhe se gjatë kalimit nëpër Budva ata kanë kënduar dhe kanë shkaktuar zhurmë.















