Gazmir Picari 39 vjeç nga Tirana u arrestua nga Policia e Durrësit për vjedhjen e një banese në Hamallaj, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Policia mundi të sekuestronte të gjitha sendet e vjedhura nga 39-vjeçari, të cilat nuk ishin të pakta.
Konkretisht, Picarit iu gjetën:
• një televizor 52 polësh;
• një laptop
• një Ipod;
• një portofol me një shumë të konsiderueshme parash;
• ora dore;
• Usb;
• 2 telefona celularë.
Gazmir Picari është person me preedent penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.















