Një histori të tmerrshme kanë zbuluar autoritetet greke të Larisas duke arrestuar 4 persona, mes të cilëve edhe një shqiptar, për përdhunimin e një vajze të mitur 14-vjeçare.
Sipas mediave, 14-vjeçarja po mbahej me forcë në Larisa nga një 55-vjeçar grek, që më pas rezultoi të ishte edhe kumbari i vajzës. Ky i fundit ka mbajtur për 15 ditë 14-vjeçaren duke e shfrytëzuar seksualisht kundrejt pagesës tek 4 persona të tjerë.
Në mesin e këtyre 4 personave është edhe një shtetas shqiptar i quajtur Krenar Aliu. Tre prej përdhunuesve janë të arrestuar, ndërsa në kërkim është një person i komunitetit rom.
Policia ka publikuar fotot e 4 të arrestuarve në mënyrë që qytetarët të mund t’i identifikojnë nëse kanë dijeni të ndonjë vepre tjetër penale të kryer nga të akuzuarit. Ndërsa, nuk jepen detaje të personit të 5-të që është në kërkim, qytetarit rom.
Ngjarja e rëndë ka shkaktuar shqetësim tek opinioni publik, ndërsa vajza e mitur është dërguar në një qendër rehabilitimi dhe po trajtohet me psikolog. Ajo u gjet në një banesë në kushte të mjerueshme dhe në gjendje tepër të rënduar psikologjike./SYRI.net/
(FOTO: Shqiptari Krenar Aliu)















