Një shqiptar është arrestuar nga policia rrugore e Viareggios (Lucca, Itali), pasi në makinën me të cilën udhëtonte janë gjetur jo pak, por 85 kg marijuanë.
Në burg ka përfunduar një 35-vjeçar shqiptar, me banim në Livorno, i cili u ndalua mëngjesin e djeshëm teksa udhëtonte me një makinë tij “Fiat Panda” përgjatë autostradës A12, në drejtim të jugut, raportojnë sot mediat lokale, shkruan Syri.net.
Raportohet se droga ishte e ndarë në tre çanta të zeza. Lënda narkotike, sipas policisë, do të shitej deri në gjysmë milioni euro.
Ndërkaq, hetimet janë në vijim për të zbuluar destinacionin e marijuanës. /Syri.net/














