Në ndeshjen hapëse për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë e luajtur në “Loro Boriçi”, të gjithë menduan se do të bëhej dhe ceremonia e lamtumirës për ish kapitenin Lorik Cana.
Sigurisht që të gjithë shqiptarët mbetën të zhgënjyer që ky nderim nuk ju bë kapitenit legjendar Cana, ku pati dhe mjaft kritika drejtuar FSHF-së. Por sipas burimeve brenda FSHF-së, Cana ka qenë ai që ka kërkuar të shtyhet ceremonia pasi kishte probleme shëndetësore.
Ndërkohë që vetë lojtari ka shprehur dëshirën që kjo ceremoni ti bëhet ose në ndeshjen që kombëtarja jonë do të luajë kundër Spanjës ose në atë me Italinë.





















