• Latest
  • Trending
  • All

Gjermani, refugjatët shqiptarë kërkojnë azil në kishë

08/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Gjermani, refugjatët shqiptarë kërkojnë azil në kishë

08/07/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Rreth 40 refugjatë janë futur në katedralën e Regensburgut dhe kërkojnë azil. Ata duhet të largohen nga Gjermania dhe të kthehen në Kosovë dhe Shqipëri. Por pohojnë se atje nuk ka kushte për jetë.

Ora është pak pas 8:30 në mëngjes. Disa turistë fotografojnë brendësinë e katedralës në Regensburg. Tingujt e fotografimeve thyejnë qetësinë dhe jetojnë në katedralen e bukur me piktura të stilit gotik. Në një moment dëgjohet një qeshje e fuqishme e një bebe.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Pas dyerve me mbishkrimin “arka”, janë vendosur rreth 40 refugjatë nga Ballkani, në radhë të parë romë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë ikur nga kampi në Ingolstadt, për largim nga Gjermania. Ata tani kanë kërkuar azil në kishë.

Pas mureve janë vendosur radhë të shtretërve, ndërsa fëmijët mbajnë në duar figurat e tyre të dashura nga filmat e vizatuar: SpongeBob, Batman, Minnie Mouse… Familjet dhe fëmijët shpresojnë se në këtë mënyrë do të evitojnë largimin e dhunshëm nga Gjermania.

“Vendet e sigurta”

Në vitin 2015, Gjermania i ka radhitur ndër vendet e sigurta të origjinës edhe Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo do të thotë se personat nga këto vende nuk kanë të drejtë azili dhe se procedura për trajtimin e kërkesave të tyre është shkurtuar. Një vit më parë, ndër vendet e sigurta të origjinës ishin radhitur edhe Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia, që do të thotë se tani të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në këtë listë. Disa organizata humanitare e kanë kritikuar këtë vendim, me shpjegimin se këto vende kanë probleme shumë serioze me sundimin e rendit dhe ligjit, në krahasim me Gjermaninë dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

persona që janë vendosur në katedralën e Regensburgut pohojnë se Ballkani nuk është vend i sigurt për ta. 43-vjeçari Bardhok Bardhoku, ka ardhur në Gjermani nga Shqipëria, së bashku me gruan dhe tre fëmijë. Vajza më e vogël ka lindur madje në Gjermani, vitin e kaluar. “Shqipëria nuk është vend i sigurt. Atje ka shumë kriminalitet në Parlament, ndërsa paratë që shkojnë atje prej Bashkimit Evropian, bien në duar të gabuara.“

“Fëmijët tanë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të traditave mafioze“, pohon Bradhoku. “Nuk mund të shkojmë te mjeku pa para. Për të jetuar atje duhet të shesësh shtëpinë, trupin apo diçka tjetër“.

Bardhoku, i cili në Shqipëri ka pasur një “Internet Kafe” pohon se është i përndjekur nga mafia për shkak të mosmarrëveshjeve rreth pasurisë.

Shqiptarja 27-vjeçare, Albana Ademi pohon se familja e saj në Kosovë është kërcënuar nga kriminelët. “Burrin tim e kanë kërcënuar me vdekje”, pohon Albina. Nëna e tre fëmijëve, ka jetuar 12 vitet e para të jetës së saj në Bielefeld të Gjermanisë, ku edhe ka lindur. Pas përfundimti të luftës në vitin 1999 ajo me familjen është detyruar të kthehet në Kosovë.

“Dua të mbetem në Gjermani”, thotë djali i saj 10-vjeçar, i cili për më shumë se një vit ka qenë në shkollat gjermane.

Solidariteti dhe donacionet

Në 48 orët e kaluara këta persona janë furnizuar me ushqime dhe veshmbathje nga organizatat humanitare. Para katedrales është mbledhur edhe një grup mbështetësish dhe japin ndihma të ndryshme. Këtu janë edhe përfaqësuesit e organizatës Malteser, të cilët japin donacione.

“Ne kurrë nuk do të mund të falënderojmë ata sa duhet”, thotë 33-vjeçari Muhamed Shaqiri. Ai ka ardhur në Gjermani me katër fëmijë dhe gruan nga Kosova në vitin 2014. Gruaja e tij ka nevojë për ilaçe, për shkak të problemeve psikike. Ajo është e sëmurë edhe nga epilepsia.

Gati gjysma e rreth 1.8 milionë banorëve të Kosovës jeton në kushte të rënda. Papunësia është rreth 40%. Shaqiri pohon se jeta e romëve është në veçanti e rëndë. “Ata nuk duan të na japin punë”, thotë ai. “Nuk na lejojnë të shkojmë në shkolla. Nuk kemi shtëpi dhe nuk kemi asnjë shans.”

“Ne do të rrimë këtu deri sa të plotësohen kushtet tona”, thotë Shaqiri.

Çfarë do të ndodhë me këta persona nuk dihet. Ndërkohë policia e cila po bashkëpunon ngushtë me përfaqësuesit e katedralës, ka bërë të ditur se nuk do të ndërhyjë në katedrale kundër këtyre personave që kanë kërkuar azil në kishë. Albana e ka të qartë se “kisha nuk është shtëpi për refugjatë”. Ndërsa Bardhoku pohon se ata e kanë shumë shpesh mbështetjen e popullit gjerman. “Ndërsa tani na duhet edhe mbështetja e shtetit.” (DW)

Tags: edi rama
Previous Post

FOTO/ Grabitja në Rinas, Raiffeisen Bank pranon se paratë e marra ishin të tyre dhe jep një sqarim

Next Post

VIDEO/ I dyshuar për grabitjen e Rinasit, Çypi: Erdhën 12 policë, donin të më vrisnin

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

VIDEO/ I dyshuar për grabitjen e Rinasit, Çypi: Erdhën 12 policë, donin të më vrisnin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.