Ditën e djeshme, Kryeministria reagoi përmes portalit të saj “Transparenca.al” ndaj akuzave të Partisë Demokratike se ditën e dielë në plazhin e Semanit janë ulur avionë të vegjël.
Ky pretendim u hodh poshtë nga Qeveria, duke thënë se ishin avionë turistikë.Por, sipas deklaratës së policisë, avionët që fluturuan mbi Seman ishin për spërkatjen e vendit kundër tërbimit për dhelprën e kuqe, shkruan sot gazeta “Rilindja Demokratike”.
Kjo deklaratë mbi në kontradiktë me Drejtorinë e Shëndetit Publik, që në një prenoncim për ABC News nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. Sipas DSHP, në rast të spërkatjeve të tilla duhet të njoftohet patjetër ky institucion me qëllim marrjen e masave mbrojtëse për banorët.
Pra, DSHP nuk është në dijeni të asaj çka deklaron policia, se po spërkatet dhelpra e kuqe. Në fakt, janë dy deklarata që bien ndesh me njëra-tjetrën, ajo e policisë dhe e Kryeministrisë.
“Një mashtrim i tillë i policisë, i rrëzuar nga Drejtoria e Shëndetit Publik flet për të vërtetën e drogës”, shkruan gazeta “Rilindja Demokratike”.
















