Policia zhvilloi gjatë natës një operacion antidrogë të koduar “Degaj 1” në Tropojë, ku ka mundur të sekuestrojë 12 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Operacioni i policisë u zhvillua pas informacioneve të marra në rrugë operative për ekzistencën e drogës.
Poseduesi i lëndës narkotike sapo konstatoi praninë e efektivëve të policisë u largua menjëherë duke përfituar edhe nga errësira.
Ndërkohë policia vazhdon punën për identifikimin dhe arrestimin e tij.















