Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar që përplasi për vdekje me makinë nënën dhe dy fëmijët e saj.
Drejtuesi i mjetit tip Benz, Andrea Memollari 20 vjeç u largua pasi përplasi nënën dhe fëmijët e saj.
Fatkeqësisht, gruaja ndërroi jetë në spital, kurse dy fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.
Viktima Dhurata Prifti i doli para makinës për të shpëtuar fëmijët e saj. Drejtuesi e aksidentoi, kaloi me automjet mbi trupin e 37-vjeçares dhe u largua nga vendngjarja.
Automjeti tip Benz me targa AA 476 GL u identifikua nga kamerat e sigurisë të bizneseve në rrugën ‘Jordan Misja’, ku dhe ndodhi aksidenti tragjik. Makina figuron në emër të Dhimitër Onjela, por drejtohej nga 20-vjeçari.

















