Andrea Memollari nga Bajkali Delvinës është shoferi i cili përplasi për vdekje një nënë 37-vjeçare e cila shpëtoi nga vdekja dy fëmijët e saj të mitur.
Memollari është arratisur pas aksidentit me vdekje ndërsa policia thotë se është vënë në ndjekje të tij.
Por kush është nëna heroinë, e cila ishte duke kaluar rrugën së bashku me dy fëmijët e saj. Ajo është Dhurata Doku Prifti, një sportiste e njohur e klubit “Studenti”.
Dhurata Doku Prifti është e njohur dhe vetëm pak javë më parë zuri vendin e tretë në Kampionatin Shqiptar të Qitjes. Në 26 prill 2016 ajo mori medalje ne bronzit në disiplinën e qitjes me pushkë për femra.
Sot ajo u bë heroinë, ishte duke kaluar rrugën kur një “Mercedez Benz” me shpejtësi i vjen përballë. E gjendur në këtë situatë, nëna 37-vjeçare ka shtyrë dy fëmijët e saj e i ka dalë makinës para. Benzi e ka përplasur atë dhe më pas e ka shtypur. Fëmijët shpëtuan, shoferi iku me shpejtësi, duke humbur gjurmët.
Dhjetëra dëshmitarë i kanë bërë shenjë shoferit të ndalojë, por ai ka vazhduar rrugën e tij me të shpejtë duke humbur gjurmët. Edhe pse policia mori dëshmi e pamjet e aksidentit të rëndë ende nuk ka mundur që ta arrestojë atë.
Nëna dhe dy fëmijët janë dërguar në spital nga dëshmitarët. Por fatkeqësisht gruaja 37-vjeçare nuk ka mundur që ti mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak. Fëmijët fatmirësisht kanë shpëtuar.
















