Një aksident ka ndodhur në mesnatë në rrugën ‘Hoxha Tasim’ në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i një automjeti.
Aksidenti ndodhi tek kryqëzimi i rrugës që lidhet me Unazën dhe të çon drejt Porcelanit.
Siç duket edhe në fotot e dërguara në redaksinë e Syri.net, në aksident është përfshirë një automjet ‘Volkswagen’, drejtuesi i së cilës u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.





















