Një biznesmen nafte në Fier, administrator i një shoqërie private, është ndaluar nga policia për evazion fiskal pasi shmangu detyrimet doganore.
I ndaluari është Xhemil Hoxha 52 vjeç nga Ballshi, administrator i ‘Sokoli CO’, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e firmës së tij, u gjet e depozituar një sasi prej 106 mijë litra naftë bruto e pa deklaruar në organin doganor.
52-vjeçari ka shmangur kështu detyrimet doganore e tatimore në shumën prej 50 milionë lekë.















