Presidenti, Bujar Nishani, dekreton Floreta Luli Faber, si Ambasadore të Shqipërisë në SHBA. Luli Faber deri tani ka mbajtur postin e Drejtores Ekzekutive të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.
Emri i zonjës Luli- Faber është propozuar nga qeveria dhe ministri i jashtëm, Ditmir Bushati muaj më parë, por duket se pengesë për emërimin e saj ka qenë lirimi nga detyra i ambasadorit aktual, Gilbert Galanxhi nga ana e presidentit Nishani, ndonëse mandati i tij kishte muaj që kishte përfunduar.
Floreta Luli Faber do të jetë Ambasadore e Shqipërisë rezidente në SHBA dhe jo rezidente në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë dhe në Republikën Domenikane.

















